Elsa Lila falënderon bashkëpunëtorët për realizimin e koncertit recital në Tiranë

1 Nëntor, 2023 - 10:41 pm

Në nisje të koncertit recital “Finalmente Elsa”, artistja e njohur Elsa Lila ka falënderuar bashkëpunëtorët, që kanë bërë të mundur realizimin e këtij projekti.

Ajo falënderoi veçanërisht bashkinë e Tiranës dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për kontributin e jashtëzakonshëm në këtë projekt.

Elsa Lila vlerësoi më tej edhe kontributin e kryebashkiakut Veliaj në jetën artistike në kryeqytet.

“Falënderoj bashkinë e Tiranës dhe kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj për kontributin e jashtëzakonshëm në këtë projekt dhe për kontributin që ata i japin të gjithë jetës artistike në Tiranë. Faleminderit nga zemra”, u shpreh Elsa Lila.

Pas deklaratës së artistes, e gjithë salla ka shpërthyer në duartrokitje. “Finalmente Elsa”, është koncerti i parë recital, që Elsa Lila, realizon në Tiranë, pikërisht aty ku nisi jeta e saj e suksesshme artistike, në skenën e Pallatit të Kongreseve./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme