Erda Havolli kalon sfidën e parë në ‘The Voice Rap’ në Gjermani, zgjedh Dardanin trajner

26 Shtator, 2023 - 11:29 pm

“The Voice Rap” është spektakli i parë i dedikuar ekskluzivisht zhanrit të repit dhe po zhvillohet në Gjermani.

Për sezonin e parë, “The Voice of Germany” vendosi të sillte Kool Savas dhe këngëngëtarin kosovar Dardan si trajnerë. Duke filluar nga java e shkuar – çdo të enjte gjatë javëve në vijim – të dy artistët do të konkurrojnë për talentet e rinj përkatës.

E në natën e parë në skenë u ngjit një shqiptare e quajtur Erda Havolli. Vetëm 19 vjeç, ajo performoi para gjermanëve këngën “Heart Attack” të Loredanës dhe Noizyt. Erda ka mundur të bindë dy juristët e njohur të cilët u kthyen në të njëjtën kohë.

Në fund ajo zgjodhi Dardanin, që poashtu është shqiptar./KultPlus.com

Të ngjajshme