“Prej disa ditësh më janë fryrë pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës”, Ermal Meta anulon koncertet pas problemeve shëndetësore

27 Korrik, 2022 - 11:00 am

Këngëtari shqiptar i cili jeton dhe vepron në Itali, Ermal Meta, është detyruar të anulojë dy prej koncerteve të tij për shkak të problemeve shëndetësore, përcjell KultPlus.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në Instagram ka njoftuar që prej disa ditës i janë fryrë pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës.

“Prej disa ditësh më janë fryrë pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës. Në fillim mendova se mund të ishte një goditje ajri, por nuk është kështu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot në mëngjes e njëjta gjë. Pa dëshirë, e gjej veten të detyruar të anuloj emërimet e Peschici dhe Giffoni pasi më duhet të hetoj dhe mbi të gjitha të zgjidh situatën. Me vjen shume keq. I kërkoj falje organizatorëve dhe fansave të eventit. Së shpejti do të shihemi. Ermal”, ka shkruar ai./ KultPlus.com

Të ngjajshme