Ermal Meta në Sanremo 2021 me këngën ‘Një mijë gjëra për të të thënë’

18 Dhjetor, 2020 - 10:00 am

“Një milionë gjëra për të të thënë” (Un milione di cose da dirti) do të jetë kënga me të cilën këngëtari shqiptar Ermal Meta do të marrë pjesë në Sanremo 2021.

“Jeta është një udhëtim i mrekullueshëm, por të dish të kthehesh në shtëpi është gjithçka”, shkruan Ermal Meta në postimin e tij në rrjetet sociale ku bën të ditur dhe pjesëmarrjen.

Sanremo 2021 do të zhvillohet 2-6 mars dhe në garë do të jenë 26 këngëtarë të mëdhenj dhe tetë artistë të rinj. Emrat e këngëtarëve ‘big’ janë publikuar tashmë. Spektakli do të prezantohet nga Amadeus bashkë me Fiorello-n.

I pyetur nga Amadeo pas përzgjedhjes Ermali e quajti një skenë emocionuese në Itali dhe në Europë. “Emocioni dyfishohet, trefishohet, gjithmonë ekziston një arsye e vlefshme për të marrë pjesë në Sanremo”, tha ai.

Për Ermal Metën kjo është hera e tretë që merr pjesë në Sanremo. Në 2017 ai kori sukses me këngën “E ndaluar të vdesësh”, (Vietato morire) ku fitoi vendin e tretë dhe çmimin e kritikës Mia Martini. Një vit më pas, në 2018 me Fabrizio Moro me këngën “Nuk më keni bërë asgjë”, (Non mi avete fatto niente) me të cilën fitoi Sanremon. Disa muaj më vonë në garën e Eurovision, Ermali dhe Moro arritën vendin e pestë. Ndërkaq albumi i ri i Ermalit do të publikohet në pranverën e 2021. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme