‘Fast Car’ e Tracy Chapman shënon rritje për 241 për qind pas performancës në Grammy

8 Shkurt, 2024 - 9:30 pm

Kënga e Tracy Chapmanit, “Fast Car”, ka shënuar një rritje prej 241 për qindësh në shërbimet e transmetimit pas performancës së saj në ceremoninë e çmimeve Grammy këtë fundjavë.

Ajo e këndoi hitin e saj të vitit 1988 bashkë me këngëtarin e muzikës kauntri, Luke Combs, i cili risolli në vëmendje këtë këngë pasi e ripërpunoi atë.

Versioni i tij madje ishte shpërblyer vitin e kaluar me çmimet “Kënga e vitit” dhe “Kënga e përveçme e vitit” në Çmimet e Shoqatës së Muzikës Kauntri.

Pas kësaj performance, kjo këngë në shërbimet e transmetimit është luajtur 949 mijë herë në ditë për dallim nga 248 mijë herë sa ishte luajtur më parë./KultPlus.com

Të ngjajshme