Festivali ‘Epizode Albania’ publikon listën e 63 artistëve për edicionin e dytë

14 Korrik, 2022 - 3:40 pm

Edicioni i dytë i shumëpritur i Epizode Albania po vjen shumë shpejt dhe sot shpallë listën
përfundimtare të artistëve që do performojnë në këtë edicion.

Një përzgjedhje e klasit botëror artistësh, producentësh dhe DJ do të marrin nën kontroll plazhin
përrallor të Shëngjinit, duke luajtur 24h muzikë për 5 ditë e 4 netë, nga data 15 deri më 19
Shtator 2022

Dixon, Stephan Bodzin Live, Airrica, Cap, David Gtronic, Maher Daniel, Mahony, Matias Aguayo
,Peter Invasion, Trikk, TYOMA, Yaya, Yulia Niko dhe shumë emra të njohur si Apollonia, Loco
Dice, Move D, Enzo Siragusa, Djebali që do na krijojnë kujtime që do të zgjasin për jetë.
Biletat veçse janë në shitje me çmimin ndërkombëtar prej 129€, ndërsa për vendet e Ballkanit
biletat kushtojnë 69€.

Biletat mund të blihen përmes web faqes së Epizode: www.epizode.eu si
dhe tek partnerët për shitjen e biletave Rave Travel:
https://www.rave-travel.com/tickets-en.nspx?eventid=1437

Ky është edicioni i gjashtë global dhe edicioni i dytë shqiptar i festivalit më underground dhe
artistik i muzikës elekronike në botë. Është një ndër festivalet më të njohura nga adhuruesit e
vërtetë të muzikës dhe aventurave me formacione të kuruara me kujdes.

Përveç formacionit, festivali është i njohur për skenat e tij të përzgjedhura me kujdes, me një
theks të veçantë në dizajn dhe produksion të cilat çdo vit dizajnohen në mënyrë fantastike me
prodhim të klasit botëror. E kete vit ato do dizajnohen nga ekipi СЕТАП, Freak Fabrique, Balet
Sofia dhe Tania, për ta bërë përvojën tuaj të festivalit edhe më spektakulare.

Vendndodhja e festivalit është një ndër yjet e tij më të mëdhenj dhe më domethënës. Peizazhet
pikturese, mes malit, detit, dhe pishave të kombinuara me kulturën e pasur mesdhetare dhe
mikpritjen e ngrohtë lokale, definitivisht e bën këtë një përvojë të paharruar.

Edhe këtë vit do të ketë katër netë e pesë ditë muzikë pa ndalesë, me 96 orë muzikë gati duke
pritur t’ju shohin duke kërcyer. Midis valës së fundit të emrave janë themeluesi i Innervisions
dhe mjeshtri emocional i muzikës House, Dixon, i njohuri botërisht Stephan Bodzin, minimalistë
kult si Cap dhe Matias Aguayo,shtyllat e muzikes House globale dhe tekno underground si
David Gtronic, dub Maher Daniel, Mahony, Matias Aguayo, Peter Invasion, Trikk, TYOMA, Yaya,
Yulia Niko dhe shumë të tjerë. Krahas gjithë kësaj, skena vendase do të përfaqësohet nga
ALBAN HI-DINI, RRRRON dhe SECRET 47 të njohur ndërkombëtarisht.

I krijuar në vitin 2016 në ishullin Phu Quoc të Vietnamit, Epizode, në vetëm katër vjet, ka lënë
shenjë mbresëlënëse ndërkombëtarisht, duke u bërë një arratisje e paharrueshme në NYE për
adhuruesit e muzikës dhe artit, aventurierët globalë dhe profesionistët nga industria e muzikës.
Edicionet e mëparshme të EPIZODE vendosën standardet për festivalet tjera duke kuruar disa
prej artistëve më të respektuar në skenën globale të kërcimit, si dhe markat e klubeve të
njohura ndërkombëtarisht.

Për më shumë info:

Epizode Albania Website (www.epizode.eu)

Epizode Instagram (@epizode.albania)

Epizode Facebook (@epizode.albania)

Formacioni i plotë (a-z )

Airrica / Alban Hi-dini / All shadows / Altin Boshnjaku / Apollonia / Artil / Biirdperson / Bronski /
Cap / Christian AB / Christian Løffler / Cinthie / Dan Andrei / David Gtronic / Dixon / Djebali /
Enzo Siragusa / Equinoxx / Francesco Del Garda / Franziska Berns / Hameed / Herodot /
Janeret / Kiasmos (Janus Rasmussen) / Kirik / Likatek / Loco Dice / Maher Daniel / Mahony /
Marcel / Marin Biočić / Marko Nastic / Matias Aguayo / Move D / Ms. Mada / Nemax / O.bee /
Oshana / Ouissam / P.S. / Panthera Krause / PAWSA / Peter Invasion / Quest / Regan /
Roustam / Rrrron / Secret 47 / Stephan Bodzin Live / Sammer / Sweely / Tomas Station /
Traumer / Trikk / TYOMA / Yaya / youANDme / Yulia Niko / Zya./ KultPlus.com

Të ngjajshme