Festivali i Sanremos do të vazhdoj pa publik

30 Janar, 2021 - 12:55 pm

Festivali i Sanremos do të vazhdoj pa publik për shkak të masave anti-Covid.

Në lidhje me Festivalin e Sanremos mbeten në fuqi dispozitat e dekretit të Këshillit të Ministrave të 14 janarit 2021, që lejon realizimin e spektakleve në mungesë të publikut, deklaroi ministri italian i Shëndetësisë, Speranza pas kërkesave të kompanive diskografike për performancën e festivalit të Sanremos.

Në letër, ministri i referohet ankimimit të një kompanie regjistrimi në lidhje me edicionin e vitit 2021 të Festivalit të Sanremos, që kërkon përgatitjen e një protokolli sigurie për artistët në skenë dhe pas kuintave.

Speranza deklaroi se do ta paraqiste këtë kërkesë te Komiteti Tekniko-Shkencor në mënyrë që të siguroheshin indikacionet e nevojshme në kohën e duhur, duke marrë parasysh, në çdo rast, se, në lidhje me shfaqjet që zhvillohen në sallat teatrore, siç është Festivali i Sanremos, mbeten në fuqi dispozitat që pengojnë pjesëmarrjen e publikut. /ata/ KultPlus.com

Të ngjajshme