Festivali “Vaçe Zela”, të rinjtë konkurrojnë në qytetin e lindjes së këngëtares

10 Prill, 2019 - 12:00 pm

Në 80-vjetorin e lindjes së Vaçe Zelës, në Lushnje u organizua festivali për nder të saj.

16 djem dhe vajza u ngjitën në skenë në edicionin e katërt të festivalit “Vaçe Zela” në qytetin e saj të lindjes. Të ardhur nga Tirana, Vlora, Kavaja, Lushnja, Divjaka etj., shumica e interpretuesve ngjiten për herë të parë në skenë për të kënduar “live”.

Në fund të festivalit, fituese doli 16-vjeçarja Erisa Xharo. Në qytetin e lindjes, së shpejti Vaçe Zelës do t’i ngrihet një monument. Në Lushnje, godina e kinoteatrit dhe ansambli folklorik mbajnë emrin e këngëtares së madhe. /KultPlus.com

Të ngjajshme