Filharmonia e Kosovës me koncertin e korit i bashkangjitet thirrjes kundër dhunës ndaj grave

5 Dhjetor, 2020 - 11:27 pm

Filharmonia e Kosovës koncertin e korit do të ja dedikoj thirrjes kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, shkruan KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Filharmonisë ku tregohet se numri i pjesëmarrësve në këtë koncert tashëm është plotësuar, mirëpo publiku do të ketë mundësinë që të përcjellë këtë koncert edhe online.

Gjithashtu ata kanë bërë të ditur se në bashkëpunim me Un Women gjatë këtij koncerti do të ketë edhe surpriza.

Koncerti do të mbahet me datën 6 dhjetor, në pallatin e rinisë me fillim nga ora 16:00

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Dhuna ndaj grave dhe vajzave në kohën e pandemisë është rritur. Edhe këtë vit Filharmonia e Kosovës, koncertin e fillim dhjetorit ia dedikon thirrjes kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave me koncertin e Korit të Filharmonisë së Kosovës, i cili organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe përkrahjen e UN Women. Numri i lejuar i pjesëmarrësve për këtë koncert është i limituar dhe është plotësuar prej kohësh mirëpo së shpejti koncerti do transmetohet edhe ‘online’ si dhe në bashkëpunim me UN Women do sjellin edhe një surprizë për ju.

Ju faleminderit për mirëkuptim!/ KultPlus.com

Të ngjajshme