“Financial Times”: Ermonela Jaho shkëlqen në “Royal Opera House”

17 Janar, 2019 - 9:20 pm

Sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho ka marrë një tjetër vlerësim nga pristigjozja britanike ”Financial Times”. Sopranoja e cila ndodhet në Londër, ku ngjiti në skenë operetën e famshme “La Traviata”, konsiderohet ylli i operistikës ndërkombëtare.

Jaho e ka kënduar “La Traviatën” 10 vjet më parë, shkruan gazeta, dhe është e lehtë të kuptohet pse ka marrë ftesa të përsëritura.

”Brishtësia dhe butësia e zërit janë veçori përcaktuese të performancës së saj. Jaho jep në skenë gjithçka që ajo ka, ku shfaqet sa e ndjeshme, aq edhe e ëmbël, dhe rezultati është një portret i thellë i personazhit të Violetës, që personifikon atë dhe karrierën e saj”, shkruhet në artikullin e ”Financial Times”.

“La Traviata” është një nga shfaqjet më identifikuese të Ermonela Jahos. Në fund të shfaqjes sopranoja mbetet vetëm, por edhe pse po i afrohet akti i vdekjes, ajo ia del të elektrizojë skenën me zërin e saj potent dhe të marrë nga publiku duartrokitje e admirim, shkruan ata.

Edhe pjesa tjetër e kastit që debutuan në Operën Mbretërore të Londrës, ishte zgjedhur me kujdes për të vënë në pah shkëlqimin e sopranos shqiptare. 

Të ngjajshme