Flori Mumajesi rikthehet në “Kënga Magjike” me këngën “Plas”

2 Dhjetor, 2018 - 7:08 pm

Këngëtari i njohur Flori Mumajesi është rikthyer me një këngë të re dhe ai ka përzgjedhë pikërisht “Kënga Magjike” që të prezantohet me këtë projekt të ri, shkruan KultPlus.

Ai është prezantuar me këngën “Plas”, që është një baladë, kurse kënga është me tekst dhe muzikë të vetë Florit.

Kënga duket se është duke u pëlqyer shumë, pasi që vetëm në faqen e tij zyrtare, kjo këngë tashmë është shpërndarë dhe komentuar shumë./KultPlus.com

Të ngjajshme