Gjurmët e muzikës shqiptare sipas Alfred Kaçinarit

7 Mars, 2021 - 1:26 pm

Historisë shqiptare si kanë munguar ngjarjet, por humlumtimet e rëndësishme. Këto i mungojnë edhe historisë së muzikës shqiptare.  

Alfred Kaçinari tregon në Ku Gabuam në Euronews Albania për gjurmët e muzikës shqiptare dhe historinë e saj ndër vite.

“Periudha e mesjetës është pak e dokumentuar pasi ka qenë periudhe e errët. Fillimet e muzikës shqiptare janë të lashta se muzika ka qenë me njeriun. Aty ku kanë jetuar njerëz ka pasur edhe muzikë” thotë kompozitori Alfred Kaçinari.

Por gjatë kësaj periudhe Shqipëria pushtohet nga osmanët të cilët ndikuan tek muzika edhe pse ka qytete që kanë arritur të kenë muzikën e tyre.

“Zhvillim i perandorisë Osmane ka sjell pasoja në gjithë Evropën. Këto që merren me studimin e muzikës tregojnë se para pushtimit turk ka qenë kultura e arbëreshëve të Italisë dhe ka qenë muzika polifonike. Këta nuk janë prekur nga Osmanët dhe s’ka ndikuar te kultura e tyre. Edhe fshatrat prapa Dajtit kanë muzikën e tyre, që nuk është ndikuar nga orienti. Korca ka traditën e saj ,që nuk është prekur nga orienti apo muzika e Shkodrës” tregon Alfred Kaçinari.

Pas periudhës osmane Shqipëria përballet me mbylljen nga komunizmi dhe kjo ka bërë që te ketë mungesë të rrymave muzikore.

“Muzika e lehtë përfshin shumë rryma muzikore dhe qëllimi përbën zhvillimin e muzikës së lehtë. Në të gjitha shtetet zhvillohen rrymat ndërsa te ne nuk lejuan të zhvilloheshin rrymat se ishin të ndaluara gjatë komunizmit. Ka pasur talente shumë të mëdhaja gjatë kësaj kohës.  Njerëzit që u arsimuan në Bashkimin Sovjetik krijuan disa institucione për muzikë dhe valet shqiptare”, rrëfen muzikanti.

Me ardhjen e demokracisë shoqëria dhe muzika ishin të lira.

“Pas viteve 90 filluan të flasin bëjnë muzikë lirshëm dhe të dëgjohet po njësoj. Ne ishim mbrapa dhe me teknologjinë për një dekadë, por vitet e fundit jemi njësoj si gjithë perëndimi”, shprehet Alfred Kaçinari.

Por muzika arriti të bashkonte Shqipërinë dhe Kosovën dhe kjo sepse ajo depërton shumë lehtë sipas muzikantit./euronews/ KultPlus.com

Të ngjajshme