Gjurmët me koncert në Prishtinë, paratë e biletave për shkollën e muzikës “Prenk Jakova”

4 Qershor, 2019 - 10:00 am

Me 12 qershor të gjitha rrugët çojnë në Prishtinë.

Tek Salla “1 Tetori”, ku do të zbarkojë treni i “Gjurmëve”, i grupit legjendar që la gjurmë të pashlyeshme në muzikën kosovare.

Pas 31 vitesh i kthehen skenës së qytetit pa lum. Jo me një grusht qershi, por me këngët e shumta që zënë hapësirë në kujtesën e secilit nga ne.

Kujtimet dhe momentet e bukura që ia dhanë dikur këtij vendi, era do t’i sjellë në këtë ditë midis Prishtinës.

Çdo i shtrirë në kanape e kudo tjetër, do të zgjohet në këmbë për të festuar deri atëherë kur dielli perëndon.

Në fund, gjitha të hollat e juaja për biletat do të dedikohen për nder të 70 vjetorit të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”. /Telegrafi/ KultPlus.com

Të ngjajshme