‘Go Dance in Heaven’, Shoqata e Gastronomëve bën thirrje që muzika e Erinit të luhet më 22 janar

19 Janar, 2022 - 10:40 pm

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka një kërkesë për të gjithë gastronomët dhe artistët, shkruan KultPlus.

“Me kërkesën e anëtarëve, shoqërisë dhe ish-bashkëpunëtorëve të Erini Go, është vendosur që këtë të shtune, me datë 22/01/2022, të luhet muzika e tij në shenjë respekti, solidarizimi dhe falënderimi në eventin “GO DANCE IN HEAVEN”, për vlerën dhe dashninë që i dha ky person sektorit dhe muzikës tonë”, shkruhet në njoftimin e Shoqatës.

Një poster është përgatitur për eventin e së shtunës, derisa ata kërkojnë përkrahje nga gastronomia dhe artsitët.

“Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë ti bashkangjiten këtij aktiviteti mund të na shkruajnë më së largu deri të premten me dt. 21/01/2022 në ora 23:59, përmes faqeve tona zyrtare në Facebook, Instagram, apo në Whatsapp në nr. kontaktues +383 49 592 521. Ditët në vijim do ta publikojmë listën e lokaleve që do ta luajnë muzikën e Erinit”.

Lajmi për vdekjen e Erin Godancit u kumtua më 12 janar, ai ishte 27 vjeç. /KultPlus.com

Të ngjajshme