Goranci debuton në “Maria de Buenos Aires”: Moment i paharrueshëm

22 Gusht, 2023 - 8:37 pm

Artistja Flaka Goranci së fundmi tregoi për aventurën e debutimit si “Maria” ne “Maria de Buenos Aires”, shkruan KultPlus.

Goranci gjithashtu njofton se Simfonia e 9-të e Beethovenit është aventura e radhës.

Postimi i plotë:

“Me Finalen e Madhe i thamë lamtumirë @immling_festival-it të mrekullueshëm në Gjermani. Një debutim i paharrueshëm si Maria në “Maria de Buenos Aires”.
Mbrëmje 5 Apres Opera me program fantastik tango. 1 Koncert me këngët e bukura italiane. Dhe 1 Finale e Madhe me Charlotte, Rosina dhe Carmen me maestrot e mahnitshme si @vonkerssenbrockcornelia dhe @ayyub_guliyev dhe me Orkestrën dhe Korin e mrekullueshëm të Festivalit Immling.

🎤🎶 Energjia e koncertit të shitur dhe performancave të tjera ishte elektrizuese dhe nuk mund të isha më mirënjohëse për mundësinë për të ndarë pasionin tim për muzikën në atë skenë. Faleminderit të gjithëve që erdhën nga Zvicra, Austria dhe Gjermania për të më parë dhe dëgjuar gjatë shfaqjeve dhe koncerteve. Ka qenë një shpërthim ❤️

Mezi pres aventurën e radhës muzikore! Via Palermo🎵🎉 Tjetra – 9 Simfonia Beethoven 🎶”, shkruan ajo në Facebook. /KultPlus.com

Të ngjajshme