Grupi 403 sjell videoklipin e veçantë të këngës “Akoma po të pres”

25 Dhjetor, 2020 - 12:29 pm

Grupi 403, të cilët me këngët e tyre janë kthyer në vulë të muzikës shqiptare bashkë me shumë grupe të tjera muzikore, po gëzojnë frutet e rikthimit, shkruan KultPlus.

Pas publikimit të videoklipit në 360 shkallë të këngës së vjetër “Akoma po të pres”, grupi ka lansuar edhe një videoklip tjetër.

Vendi është i njëjtë me videoklipin paraprak, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, veçse koncepti ka ndërruar.

Hektor Gjurgjiali, tekstshkruesi dhe solisti i këtij grupi na shfaqet në forma të ndryshme në këtë këngë.

Varësisht sipas tingullit që del nga një instrument i caktuar, edhe pamja e videoklipit ndërron. Sinti, kitara klasike dhe ajo elektronike, fizharmonika, bateritë janë ato të cilat sjellin magjishëm këngën “Akoma po të pres”, teksa zërin e dytë e performon Arta Selimi

Kjo këngë është komponuar nga Hektor Gjurgjiali dhe është incizuar në vitin 1995 në Tiranë. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme