Grupi ‘Rebelde’ bëhen bashkë pas 15 vitesh në një turne të paharruar

29 Gusht, 2023 - 11:00 pm

RBD-Rebelde ka qenë dhe mbetet një nga grupet më të dashura për të gjithë të rinjtë 15vjet më parë. Me bëmat dhe historitë e tyre ata mbërthyen pas ekranit shumë të rinj, në Shqipëri edhe në botë.

Pas përfundimit të serialit grupi u nda ku secili vijoi karrierën dhe rrugëtimin e tij.

Pas 15 vitesh, RBD është kthyer në skenë së bashku. Grupi i dashur meksikan filloi turneun e tyre “Soy Rebelde” të premten e kaluar në Teksas, duke u përballur me SHBA dhe Amerikën Latine. Ribashkimi përmban pesë nga gjashtë anëtarët origjinalë, Anahí, Dulce María, Maite, Christian dhe Christopher, dhe ka qenë një udhëtim emocionues për anëtarët dhe fansat e grupit.

Koncerti i shumëpritur i RBD vjen pasi grupi shiti rreth 1.5 milionë bileta në 24 orë pas shpalljes së turneut. Në muajt e ardhshëm, grupi ka publikuar këngë të reja dhe shumë përmbajtje për fansat e vjetër dhe të rinj.

Ndalesat e radhës në turneun “Soy Rebelde” përfshijnë më shumë qytete në SHBA dhe ndalesa në Brazil, Kolumbi dhe Meksikë. / KultPlus.com

Të ngjajshme