Rihanna e vendosur ta dërgojë muzikën e saj në nivel tjetër

23 Dhjetor, 2020 - 6:00 pm

Këngëtarja dhe afaristja 32-vjeçare, Rihanna, e cila nuk ka publikuar album të ri muzikor nga ai i vitit 2016, “ANTI”, është e vendosur të vijë me shumë risi vitin e ardhshëm, dhe në këtë plan e ka përfshirë edhe muzikën e saj.

Për revistën “Closer”, këngëtarja duke folur për planet e saj në të ardhmen, citohet të ketë thënë: “Viti 2021 është i panjohur për të gjithë ne, dhe askush nuk është i sigurt se çfarë kufizime do të kemi. Unë e kam nën kontroll kreativitetin tim artistik, prandaj dua ta dërgojë muzikën dhe markat që i menaxhoj në një nivel tjetër”.

Në të kaluarën, Rihanna u kishte premtuar adhuruesve që ia vlen të presin për albumin e saj të ri.

Ylli i hitit “Work” ka deklaruar: “Unë gjatë gjithë kohës jam duke punuar rreth muzikës sime. Vetëm pse nuk e kam lansuar album të ri për disa vjet, nuk do të thotë se nuk kam punuar në këtë drejtim. Nuk planifikoj të lansoj muzikë vetëm sepse njerëzit po e kërkojnë atë. Por pritja për albumin do t’iu shpërblehet”.

Rihanna gjithashtu ka gjetur sukses si aktore dhe afariste, me markën e saj të produkteve kozmetike dhe veshjeve të brendshme, por këngëtarja insiston se pavarësisht për çfarë është duke punuar, duhet të jetë ndonjë projekt në të cilin beson vërtetë./ KultPlus.com

Të ngjajshme