займ на карту онлайн потребительский кредит

“Guralumi” dhe Fatjeta Barbullushi, 3 koncerte me xhaz shqiptar në Cyrih

21 Nëntor, 2017 - 2:31 pm

Fatjeta Barbullushi krahas maestros Gjon Guralumit në piano, do të prezantohen me këngë xhazi të kënduara në gjuhën shqipe, frënge, italiane, gjermane dhe retromane.

Më 28 nëntor, pikërisht në ditën e Festës së Flamurit, në Cyrih do të mbajë një koncert këngëtarja e njohur nga Shqipëria, tashmë me qëndrim në Zvicër, Fatjeta Barbullushi me grupin e njohur “Guralumi”. Kështu, Barbullushi krahas maestros Gjon Guralumit në piano, do të prezantohen me këngë xhazi të kënduara në gjuhën shqipe, frënge, italiane, gjermane dhe retromane.

Në përgjithësi, “Guralumi” njihet për kultivimin e këngëve nga repertori shqiptar, i përpunuar në stil xhazi. Në koncertet e pritshme në Cyrih, grupi së bashku me këngëtaren Barbullushi vjen me albumin “Lule bore”, të frymëzuar ga simbolika e lules së njohur nga vendlindja, shkruan albinfo.ch. Grupi e gjen motivin në ngjyrat unike të tonit të zërit të këngëtares që kombinohet shumë mirë me tingujt e pianos të Gjon Guralumit. Guralumi,

Koncertet zhvillohen në kuadrin e programit “Transkulturelle Jazzpoesie” (Poezi transkulturoree e xhazit) që është pjesë e një projekti më të gjerë. Mbrapa gjithë kësaj qëndron shoqata “Secondos Thetarefestival”, në krye të së cilës është Gjyle Julie Krasniqi.

Siç tregon Krasniqi për albinfo.ch, Projekti “Camp 1” që u dedikohet takimeve teatrore me laikë (amatorë), ka një kohëzgjatje të gjerë, nga 1 marsi 2017 deri më 1 mars 2019. Ai është mbështetur nga Zyra Federale për Kulturë e Zvicrës, institucione të ndryshme qytetesh, fondacione dhe persona privatë.

Në kuadrin e projektit do të debatohet dhe hulumtohet lidhur me temën e migrimit, gjithnjë duke pasur në sfond teatrin dhe kulturën.

“Ne konstatojmë se po jetojmë në një shoqëri postmigrante dhe transkulturore, pasi që lëvizje migrimi ka pasur gjithmonë. Kjo është arsyeja që ne e vendosim projektin në hapësirën e një kampi. Ne e kuptojmë këtë si një fushë të hapur, në të cilën janë të mundura takimet dhe këmbimi i përvojave në mes të krijuesve amatorë të teatrit nga kultura të ndryshme”, thuhet në konceptin e projektit, shkruan albinfo.ch. Dhe përfundimisht, duke qenë se popullata me prejardhje të huaj nuk ndihet e prezantuar sa duhet në skenën teatrore dhe kulturore të Zvicrës në përgjithësi, “Cam 1” është një platformë e mirëseardhur që i ofrohet kësaj popullate.

Koncertet do të mbahen më 28, 29 dhe 30 nëntor, gjithnjë me fillim në orën 20./ KultPlus.com

Të ngjajshme