Haradinaj: ‘Scanderbeg’ vazhdon të na frymëzojë edhe sot

24 Nëntor, 2018 - 10:44 pm

Sonte është prezantuar Opera ‘Scanderbeg’ i kompozitorit Antonio Vivaldi nga Ansambli barok ‘Aurata Fonte’, shkruan KultPlus. Kjo ngjarje që po shënohet në shenjë të 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit është përcjellë nga shumë të pranishëm, në mesin e të cilëve ishte edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai mes të tjerash ka shkruar në rrjetin social facebook për këtë ngjarje. Më poshtë mund ta lexoni të plotë statusin e tij.

“Interpretim i jashtëzakonshëm i Operës ‘Scanderbeg’ të kompozitorit Antonio Vivaldi nga Ansambli barok ‘Aurata Fonte’. E performuar për herë të parë në Firencë, 300 vjet më parë, kjo kryevepër operistike kushtuar Gjergj Kastriotit, vazhdon të na frymëzojë edhe sot, në 550-vjetorin e vdekjes së tij”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook./KultPlus.com

Të ngjajshme