Harry Styles dhe Beyonce favoritë në “Brit Awards”

11 Shkurt, 2023 - 11:10 pm

Ceremonia më e madhe e ndarjes së çmimeve për muzikë në Mbretërinë e Bashkuar “Brit Awards” mbahet sonte.

Por, këngëtarët Harry Styles dhe Beyonce mbesin ndër favoritët për çmimet më të larta.

Për të dytën herë, në këtë ceremoni do të ndahet çmimi për artistin gjinor neutral për “Artistin britanik të Vitit”m shkruan AFP, përcjell Klankosova.tv.

Edhe pse në këtë kategori sivjet janë të nominuar të gjithë mashkuj, pritet që kantautori dhe aktori Harry Styles të fitojë dhe performojë këtë mbrëmje.

Tjerë artistë të nominuar për sivjet janë Stormzy, Central Cee, Fred Again dhe George Ezra. /KlanKosova /KultPlus.com

Të ngjajshme