займ на карту онлайн потребительский кредит

Hava Bekteshi me çifteli në koncertin e madh në Gjermani

21 Janar, 2020 - 2:57 pm

Instrumentistja shqiptare Hava Bekteshi e cila po zhvillon karrierë në arenën ndërkombëtare, ka arritur të jetë pjesë e një koncerti të madh në Gjermani, shkruan KultPlus.

Bëhet fjalë për koncertin “Stadtlied” në Elbphilharmoninë e Hamburgut, në të cilin ajo ka marrë pjesë si instrumentiste e çiftelisë dhe si këngëtare. Bekteshi gjatë workshopit që u mbajt aty, u admirua nga stafi pasi performoj një pjesë me çifteli, po ashtu Milaim Islami e shkroi një tekst për të në të cilin përshkruhet e kaluara e saj që nga mërgimi e deri te arritjet në muzikë.

Ai këtë këngë e emëroi “Tingëllon teli i çiftelisë” nën kompozimin e melodisë nga Fatmir Makolli. Teksti është përkthyer në gjuhën gjermane dhe i njëjti tani gjendet në mediatekën e Elbphilharmonisë të Hamburgut.

Përveç këngës që e ka performuar ajo, ka kënduar edhe këngë tjera, e madje ka luajtur edhe në instrumentin e kitarës. Instrumentistja shqiptare pati vëmendje pas performancës me çifteli, andaj edhe u zgjedh nga stafi i njërit prej televizioneve më të shquara gjermane “RTL-Nord” si protagonistja kryesore, ndërsa më pas asaj i është bërë edhe një portret për pjesëmarrjen e saj me instrumentin e çiftelisë.

Në koncert kanë qenë 100 pjesëmarrës, dhe jo të gjithë pjesëmarrësve u dha mundësia të performojnë aty. Duhet theksuar se ky koncert është i madh në Gjermani, aty ka pasur ushtrime përmbi gjysmë viti me të gjithë pjesëmarrësit. Koncerti shquhet për programin e pasur që ka, ku hyn edhe muzika klasike.

Instrumentistja Hava Bekteshi po vazhdon të jetë e suksesshme në arenën ndërkombëtare, me lojën e saj në instrumentin e çiftelisë të cilin po e bën të njohur në botë, sikurse kulturën tonë në përgjithësi. Ajo do të marrë pjesë edhe në koncerte tjera të mëdha. /KultPlus.com

Prezantim dhe kultivim i vlerave tona te bukura shqiptare! Das beste Highlight des Jahres 2019 ❤ ———————————————————-Shume e lumtur qe isha pjese e ketij koncerti te madhe "Stadtlied" me 25. Maj 2019 vitit te kaluar ne Elbphilharmonin e Hamburgut.. Dhe poashtu qe u perzgjodha nga stafi i televizionin me te shiquar germant "RTL- Nord" si protagoniste kryesore ku edhe u realizua nje portret i bukur per pjesemarrjen time me ÇIFTELI..!! Ky eshte njeri nga Highlights/Momenteve me te bukura qe perjetova vitin 2019. . Faleminderit shuuuumë, një perjetim qe nuk do te harrohet kurr! ❤Meine Teilnahme beim Konzert "Stadtlied" am 25.05.2019 im großen Saal der Elbphilharmonie! Hier ein Beitrag vom deutschen Fernsehen RTL-Nord, wo ich als Hauptprotagonistin ausgewählt wurde! ❤https://www.youtube.com/watch?v=ZAFVQDsLvqchttps://www.elbphilharmonie.de/de/programm/stadtlied/11132https://www.ndr.de/kultur/musik/Viel-Applaus-fuer-Stadtlied-in-der-Elphi,stadtlied100.html#Shperndaje 🙏❤️

Gepostet von Hava Bekteshi am Montag, 20. Januar 2020

Të ngjajshme