“Herdelezi” nën interpretimin e grupit Gipsy Groove

8 Prill, 2019 - 8:50 pm

Bendi kosovar Gipsy Groove, i cili është themeluar në vitin 2010-të, është një ndër bendet më të pëlqyera në vend.

Gipsy Groove ka gjashtë anëtarë dhe ky është mbase bendi i vetëm multi-etnik i cili përfshin rom, shqiptarë dhe turq në një grup të vetëm, të cilët i bashkon muzika më shumë sesa mund t’i ndajë përkatësia e tyre etnike.

Dhe mu ky fakt ka kontribuar që bendi të krijojë muzikë shumë unike që është miks i kulturave, këngëve dhe traditave të gjithë popujve të Ballkanit, e cila pëlqehet në secilin vend të rajonit.

KultPlus, po ju sjellë sot këngën “Herdelezi” nën interpretimin e këtij grupi./ KultPlus.com

Të ngjajshme