Histori arvanite e pashkruar

22 Qershor, 2021 - 10:00 am

Gjuha shqipe e dokumentuar e Buzukut, është përplasur me dallgët titanike të zhdukjes. Ndërsa dyndjet e shqiptarëve, janë në këngët heroike të popullit, përcjellë brez pas brezi.

Të vendosur në Greqi gjatë mesjetës, arvanitasit ishin element dominant i popullsisë në disa rajone të Peloponezit dhe Atikës, deri në shekullin e 19-të. Me gjithë përpjekjet e pareshtura për asimilimin e tyre, legjendat e këngët e lashta ende këndohen.

Me shumë studiuesish, Aristidh Kola do të ishte një zë i fortë i historisë dhe prejardhjes së shqiptarëve në Greqi.

“Ata që u përpoqën të ndajnë arvanitët myslimanë nga ata të krishterët, duke i quajtur të parët “turkallvanos” dhe të dytët helenë, nuk dinin ç’të bënin me Skënderbeun, të cilin populli, të krishterë e myslimanë, e quanin hero kombëtar.” –  do të shkruante ai.

Ndërsa kjo këngë e vjetër arvanitase, është ruajtur ndër breza. Ishte Panagis Pappas (1880-1976), arvanitas nga Elefsina (Eleusis), i cili e mësoi atë nga e ëma, ndërsa ajo vetë e kishte mësuar nga kapiteni Anagnostis, luftëtar i Pavarësisë së Greqisë, më 1821.

Kënga e vjetër, thotë:

Arvanitet të këndonjën

gluhën mos e harronjën.

Gjigju si këndon ai plaku,

shih se si lëvis ai gjaku.

Golë me golë e bahet jeta,

bahetë më këngë të drejta.

Arvaniti s’mund të shkruon,

me këndim të gjitha i ruon.

Gluha e pashkruar shuhet,

vëtëmë me këngë ruhet. / Konica.al / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme