Historia e çizmeve të Rita Orës

15 Dhjetor, 2020 - 11:26 pm

Dizajnieri i famshëm shqiptar, Iliaz Iliazi ka folur për dizajnimin e çizmeve të famshme të Rita Orës për 28 Nëntor, gjithashtu edhe një familje shqiptare e cila ka marrë të njëjtat këpucë.

Ai tha se kërkesa e bërjes së çizmeve ishte e tij dhe se çizmet janë bërë vitin e kaluar, por vetëm për 30 vjetorin e saj, Rita arriti ti merrte për shkak të pandemisë.

“Unë kam shkuar në Angli në vitin 1998 dhe unë në 2004 vazhdova biznesin tim. Jam nga Kukësi dhe pas 2004 fillova duke punuar me Natasha Marron dhe dizajneret e tjera. Kërkesa ishte e imja dhe në 2017 pashë babain e Ritës dhe mamanë dhe më lindi idea që t’i bëj një palë Rita Orës dhe kontaktova me të ëmën e saj dhe ja mora numrin e Këmbës së Ritës dhe është numër 39, dhe kështu më lindi ideja dhe kur ja dërgova një italiani shqiponjën më tha se nuk e bënte dot, dhe fillova duke e bërë me dorë, e cila e ka vlerën të madhe”, tha ai.

“Unë ja kam bërë vjet, por iku në Shqipëri për tërmetin dhe pastaj vazhdoi covid dhe u realizua këtë vit ku kishte 30 vjetorin. Kur ja dërgova babait të saj edhe motra e saj Helena kërkoi t’i kishte dhe ja bëra. Kam bërë 5-6 palë kështu. Unë e njoh nga afër ambasadorin shqiptar dhe thotë se çdo shqiptar është një ambasador kudo që të jetë, me bëmat tona ne tregojmë veten tonë dhe unë kam pasur të bëj me shumë dizjnier dhe nuk më besonte njeri që jam shqiptar”, tha Iliazi për TCH./ tch/KultPlus.com

Të ngjajshme