Ina Kosturi, pjesëmarrëse në festivalin e grave kompozitore në SHBA

1 Mars, 2024 - 2:05 pm

Ina Kosturi, profesoreshë e asociuar në UA, merr pjesë sot në Women Composer Festival of Hartford, në SHBA. Ina Kosturi do të interpretojë 4 Capriccio për violinë solo.

Pjesëmarrja e saj si interpretuese dhe njëkohësisht kompozitore, erdhi pas një seleksionimi të gjatë për të sjellë vepra të nivelit të lartë, përzgjedhur nga konkurrente anembanë globit.

Kjo është hera e parë që Shqipëria përfaqësohet në këtë festival prestigjioz, edicioni i 23-të i të cilit promovon krijimtarinë femërore. Aktiviteti 2-ditor realizohet në sallën e Central Connecticut State University. T

hirrja për pjesëmarrjen në këtë festival u dha në shtator dhe përzgjedhja vazhdoi për 3 muaj, pasi u shqyrtuan të gjitha aplikimet me partitura pa emër për të garantuar një vlerësim objektiv, gjë që e bën këtë festival një nga më të rëndësishmit në botën e artit në Amerikë e sigurisht nga më të rëndësishmit për gratë kompozitore.

Ina Kosturi është gjithashtu fituese e 3 çmimeve të rëndësishme ndërkombëtare si çmimi i tretë i Amadeus Composition Competition në Vjenë (shtator 2023), çmimi i parë në Malta Composition Competition (tetor 2023) dhe çmimi i pestë në Swiss Composition Competition (dhjetor 2023) në Zvicër. / atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme