Italia asnjë pikë Shqipërisë, Ermal Meta: Nuk e kuptova jurinë

14 Maj, 2018 - 1:15 pm

Italia nuk i ka dhënë asnjë pikë Shqipërisë në Eurovizion, gjë e cila ka ngjallur polemika dhe kritika në rrjetet sociale. Për këtë reagoi Ermal Meta, shqiptari që përfaqësoi Italianë në festivalin europian të këngës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shkruar: “Sinqerisht nuk e kuptoj jurinë që nuk jep asnjë pikë për Shqipërinë. Unë do ia kisha dhënë Shqipërisë. Eugenti ka një zë mbresëlënës”, nënvizoi këngëtari me origjinë shqiptare. Juria shqiptare i dha 12 pikë Italisë, që përfaqësohej nga këngëtari shqiptar Meta. Shqipëria ia dha vendin e dyë Qipros.

Të ngjajshme