A ju kujtohet kjo këngë e famshme, këngëtari i këtij hiti do të jetë në Kosovë (VIDEO)

10 Prill, 2018 - 2:11 pm

Ishte një ndër këngët hit në vitet e 90-ta. Kënga “When Will I Be Famous?”, ishte një këngë super hit në nivel botëror dhe pikërisht njëri nga këngëtarët e grupit “Bross”, do të jetë i pranishëm në Kosovë, shkruan KultPlus.

Bëhet fjalë për Luke Goss i cili do të vjen në Kosovë më 13 prill, i cili do të jetë i pranishëm për promovimin e filmit “Your Move”, që do të ketë premierën në Cineplexx.

https://www.youtube.com/watch?v=NQo3dc94yY0

Me Luke Goss poashtu do të jetë i pranishëm edhe aktori tjetër poashtu i njohur Robert Davi.
“Kjo premierë do të jetë një ngjarje e rëndësishme për kulturën e vendit tonë, kështu që ne kemi vendosur të organizojmë fillimisht një premierë private enkas për gazetarët e kulturës, si dhe konferencë për shtyp të premten prej orës 12:00 në Cineplexx, Albi Mall. Në këtë konferencë do të marrin pjesë dy aktorët, Robert Davi dhe Luke Goss, producenti i filmit Cedric Magnin, si dhe ndihmës-producenti i filmit, biznesmeni shqiptar Duka Gërvalla”, është thënë në njoftimin e Cineplexx./KultPlus.com

Të ngjajshme