Kantautori shqiptar Vlashent Sata sonte në Gjakovë

6 Shtator, 2019 - 9:00 am

Vlashent Sata, kantautori i njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Paris, vjen këtë të premte, 6 shtator, prej orës 20:30 në Parkun Kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë me koncertin “Zâni i të Premtës”.

Siç njofton kumtesa, me një talent të shquar për performancat e tij, Vlashenti sjellë në çdo skenë ndjenja të ngrohta duke afruar publikun me ritmet dhe dinamikën e teksteve të tij.

Vlashenti do të performoj së bashku me AJS Quartet, grup ky i përbërë nga Gent Rushi – piano, Ermal Rodi – saksofon/flaut, Emiljan Dhimo – bateri dhe Roni Gjura – kontrabas. Secili prej koncerteve të Vlashent Sata bashkë me AJS Quartet vlerësohet lartë për shfaqjen artistike përmes stilit të tyre, zërit karakteristik të Vlashentit dhe tinguj të instrumenteve që të lidhura bashkë shfaqin histori të thjeshta mirëpo magjepëse nga bota e tyre e madhe.

“Parku Kulturor është skena e Vlashentit për 6 shtatorin, ku nata do jetë hyjnore, e mbushur plot jetë, me emocione të cilat vazhdimisht do sillen përreth teje e që do kthehen prapë. Kjo ngjarje realizohet në kuadër të projektit “Trashëgimia Kulturore: Promovimi përmes Artit”, i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe i zbatuar nga IKS, Lens dhe FES”, thuhet në komunikatë.

Për më shumë informata ju ftojmë të ndiqni linkun e ngjarjes zyrtare në Facebook:

Të fundit

Të ngjajshme