‘Karvanet e Polifonisë’, pikëtakimi i kohëve dhe i kulturave të ndryshme

4 Shtator, 2021 - 10:58 pm

Në datat 8-10 Shtator 2021, ora 18:00, në Tepelenë, Dropull, Gjirokastër organizohen Karnavalet e Polifonisë.

Gjithçka e ka një zanafillë, fryma, krijimi i botës dhe banorët e parë të saj. Madje edhe vet kujtesa priret gjithmonë rreth fillesës, atëherë kur njeriu krijoi të parat fjalë. Të ikurit kanë lënë pas hijet, rrënojat dhe zërat e tyre shkrihen bashkë me erën që rreth kreshtat e maleve. Polifonia në vetvete, nuk evokon vetëm traditën por njëkohësisht është pikëtakimi i kohëve dhe i kulturave të ndryshme.

Me anë të Karvaneve të Polifonisë do të përshkohen viset dhe njerëzit, ngrehinat e vjetra dhe udhët e ndërtuara së fundmi për të bashkuar dhe harmonizuar vlerat humane.

Kjo veprimtari organizohet nga Prefektura e Qarkut të Gjirokastrës, në kuadër të projektit Polyphonia mbështetur financiarisht nga  Bashkimi Evropian nëpërmjet programit Interreg – IPA – CBC Grece Albania, realizuar nga Qendra UET, Universiteti Evropian i Tiranës, Bashkia Gjirokastër, Bashkia Tepelenë, Bashkia Dropull, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Vlorë,  Bashkimi Rajonal i Komunave të Epirit dhe  Bashkia  e Pogonit./ KultPlus.com

Të ngjajshme