Kënga e këngëtares shqiptare pjesë e filmit të famshëm në Netflix

9 Korrik, 2020 - 12:49 pm

Këngëtaren Enisa më së miri mund ta njihni me këngën e saj “Wait For Love”, e publikuar në korrik të vitit 2019.

Kurse tani njëra nga këngët e saj më të hershme është pjesë e një filmi në Netflix.

Bëhet fjalë për këngën “Glory Days” e cila u përdor në filmin “Miss Virginia”.

Lajmin ë bëri të ditur vetë këngëtarja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter.

Ajo thotë se këtë këngë e ka shkruar para 5 vjetësh në shtratin e saj brenda 10 minutave. Asnjëherë nuk e kishte menduar se kjo këngë do të kishte sukses, kurse tani kënga e saj është në një film. / KultPlus.com

Të ngjajshme