Kënga e Rita Orës me Bebe Rexhën merr 10 milionë klikime (VIDEO)

11 Qershor, 2018 - 5:00 pm

Javën e kaluar është publikuar videoklipi më i ri i Rita Orës “Girls”, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me Bebe Rexhen, Cardi B dhe Charli XCX, shkruan KultPlus.

Ky videoklip i cili lëviz në skena të ndryshme dhe me një numër të madh vajzash në videoklip, ka arritur të mbledh plot 10 milionë klikime në kanalin ‘You Tube’. Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja nga Kosova, Rita Ora e cila ka falënderuar 10 milionë persona që e kanë klikuar videoklipin e këngës së saj më të re.

Rita Ora ka realizuar një turne të suksesshëm me titullin “Girls”./ KultPlus.com

Të ngjajshme