Këngët e Nexhmije Pagarushës do të vijnë në përpunim tejet të veçantë në festivalin RLIOF

14 Korrik, 2023 - 11:16 am

Tenori i njohur Ramë Lahaji cili po realizon tash e dy vjet Ramë Lahaj International Opera Festival, po shpalos çdo ditë pak nga programi i këtij edicioni i cilit po del të jetë mjaft i pasur duke sjell në Kosovë artistë të njohur të skenave të mëdha operistike, shkruan KultPlus.

Në faqen zyrtare të festivalit, sot është shpalosur edhe programi i koncertit të datës 31 korrik dedikuar këngës së të madhes Nexhmije Pagarusha.

“Gjerdani i muzikës shqipe në festivalin RLIOF mban emrin e të madhes Nexhmije Pagarusha. Këngët e saj do të vijnë në përpunim tejet të veçantë dhe origjinal, për të zgjuar tek secili prej jush përjetime e momente unike siç vetëm muzika e saj dinte t’i zgjonte”, thuhet në njoftim.

Artistët pjesëmarrës në këtë koncert janë: Kaltrina Miftari, Adhurim Grezda, Ardiana Bytyqi, Gerald Murrja, Besarta Murtezani, drejtuar e shoqëruar nga Keli Band.

Ky koncert do të mbahet më datë 31 korrik, në Amfiteatrin e Ri të e Bibliotekës Universitare të Prishtinës.

Data 21 shënon hapjen e këtij edicioni, kurse do të zgjasë deri më 31 korrik. / KultPlus.com

Të ngjajshme