Kjo është  renditja e finalistëve në festivalin “Kënga Magjike 2022”

27 Nëntor, 2022 - 11:40 am

Marsela Çibukaj triumfoi në festivalin “Kënga Magjike 2022” me këngën “I paftuar”. Këngëtarja u përlot teksa u ngjit në skenë për të marrë trofeun nga Alban Ramosaj, fitues i edicionit të kaluar. Këngëtarja u shpreh e emocionuar për fitoren ndërsa shprehur falenderimet për ata që e kanë votuar.

“Nuk kam fjalë, një emocion i jashtëzakonshëm. Ju falenderoj të gjithëve nga zemra. Falenderoj artistët, jurinë, skenën e Këngës Magjike, që na bën të përjetojmë emocione kaq të forta. Faleminderit të gjithëve ju”, tha këngëtarja e njohur mes emocioneve.

Marsela u vlerësua gjithashtu me çmimin “Big Artist”. Martin Pano u vlerësua si “Artisti i ri më i mirë”. Michela Paluca, një nga yjet e rinj të festivalit, u rendit në vendin e dytë, e ndjekur nga Anxhela Peristeri, Mamagama dhe Sardi Strugaj, të cilët mbyllën Top 5. Shihni renditjen e plotë të artistëve finalistë:

1. Marsela Çibukaj

2. Michela Paluca

3. Anxhela Peristeri

4. Mamagama

5. Sardi Strugaj

6. Xhesika Polo

7. Martin Pano

8. Inis Neziri

9. Le Deva

10. Marco Carta

11. Vesa Smolica

12. Irma Libohova

13. Mariza Ikonomi

14. Sheila Haxhiraj

15. Ardit Çuni

16. Lorenc Hasrama

17. Alvan

18. Angeles Arboleda

19. Jayoo

20. Jason Walker

21. Andrea

22. We are Domi

23. Omar Naber /abcnews.al/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme