‘Kohë’, kënga më e re e Naser Berishës (VIDEO)

7 Shtator, 2021 - 7:39 pm

Këngëtari i njohur nga Gjilani sapo ka publikuar këngën e tij më të re, njëherit edhe kënga e gjashtë në albumin e tij të katërt i cili do të publikohet po këtë vit, përcjell KultPlus.

Kënga mban titullin ”Kohë” dhe trajton një temë tejet të ndjeshme, atë të nostalgjisë.

Teksti, muzika dhe orkestrimi është realizur nga vetë këngëtari, ndërkaq në gitarë është Reshat Beqiri, kurse në Backvocal është Herolinda Bajrami.

Bashkangjitu gjeni videon e këngës

Të fundit

Të ngjajshme