19 Qershor, 2025 - 11:50 am
Adelina Thaqi është artistja kryesore që do të prezantohet me një koncert për Ditën e Çlirimit e që do të mbahet me organizim të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Paris, shkruan KultPlus.
Ky koncert do të mbahet nën dirigjimin e Lindita Isufit, e me performancë do të paraqiten edhe Venera Imeri, mezzosoprano, Urim Salihu, bariton, Ylberina Isufi në piano si dhe okteti nga Ferizaj.
Adelina Thaqi ka thënë për KultPlus se ky koncert është një rast i mirë që edhe diaspora shqiptare në Francë të shoh nga afër punën e artistëve nga Kosova, dhe se një prezantim i tillë për të shënuar ditën e çlirimit është një emocion i vecantë për të, dhe për të gjithë artistët që do të jenë pjesë e kësaj skene. / KultPlus.com