Koncert në akull, fushata për mbrojtjen e Arktikut nga shkrirja

18 Maj, 2019 - 4:30 pm

Një koncert në temperaturën -12 gradë me instrumente akulli dhe nota që shpërndahen në ajrin e ftohtë polar është mbajtur në favor të fushatës së fundit të Greenpeace “Mbro Oqeanin”.

Kjo, për arsye se mjedisi polar i Arktikut është në rrezik.

Muzikantët kanë bërë muzikë me një këngë të quajtur “Ocean memories” me instrumente të gdhendura në akull.

“Këtë vit Arktiku po regjistron një shkrirje rekord akulli dhe në prill temperatura mesatare ishte 8 gradë mbi normën”, lexohet në një njoftim të shpërndarë nga organizata ambientaliste.

“Duam t’i sensibilizojmë të gjithë për nevojën e menjëhershme për të shpëtuar oqeanet dhe jo vetëm në Polin e Veriut por në të gjithë Planetin”, deklaron Halvard Raavand e Greenpeace Nordic, një fushatë që ka për qëllim negociatat e reja në Kombet e Bashkuara për një traktat global mbi oqeanet./koha.net/KultPlus.com

Të ngjajshme