“Kosova Brass Orchestra” mbrëmë dëshmoi zhvillimin e kapacitetin artistik

19 Dhjetor, 2018 - 12:44 pm

Gili Hoxhaj

Para dhjetë vitesh, publiku i Prishtinës instrumentin e tunxhit e ka dëgjuar vetëm përmes instrumentistëve të huaj, në mungesë të atyre nga Kosova. Sot ata janë zhvilluar aq shumë sa arrijnë të përmbushin një orkestër. Niveli i tyre ka arritur aty, sa ata mund  të sjellin një program prej dhjetë veprash, duke prekur stile të ndryshme e duke e mbajtur publikun të koncentruar. Tashmë, publiku i Prishtinës ka një adresë ku mund tëdëgjojë muzikë të tunxhit, Kosova Brass Festival tashmë ka arritur në edicionine tij, duke sjellë instrumentistë nga rajoni e bota, që i janë dedikuar instrumenteve të kësaj natyre, shkruan KultPlus.

Orkestra e tunxhit e Kosovës (Kosova Brass Orchestra) mbrëmë hapi pjesën e dytë të edicionit të tretë të këtij festivali. Të gjithë të veshur në të zeza, ngadalë zunë vendet e tyre në skenën e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare. Ngrihen me duartrokitjet e publikut që presin dirigjentin e mbrëmjes, BetimKrasniqin. Me lëvizjen e duarve të tij, në gjithë sallën dëgjohen tingujt e instrumenteve të tunxhit, që përndiqet nga një ritëm që të fton brenda programit artistik. Në mes të veprave, dirigjenti Krasniqi koordinohej me sy metë gjithë instrumentistët që do të bënin hapjen e saj. Pastaj bindshëm vazhdonin t’i sillnin tingujt që kur përziheshin me ata të Patris Berishës në perkusione, veçse e shtonin një dinamikë që ky instrument e bart në vete.

Koncerti i mbrëmshëm përbehej nga këta instrumentistë, në trumpetë: Avni Krasniqi, Ardit Pira,Landrit  Kryeziu, Fisnik Behluli, KrenareZariqi, Jona Dizdari, Fatjon Gashi, Andra Krelani. Në Korno: Bledar Bujupi,Besmir Behluli, Fitim Halimi, Donika Palokaj. Në tuba interpretuan MeritonFerati dhe Besa Ahmeti kurse në perkusione Patris Berisha. Në trombon interpretuan Rejhan Rexha, Ilir Livoreka, Flakë Sejdiu, Mirjeta Berisha, Donat Krasniqi dhe Blerta Gashi.

Mysafirë në këtë mbrëmje që interpretuan së bashku me “Kosova Brass Orchestra”, ishin trombonistët Alban Zadeja dhe Romeo Mano kurse në korno Ilir Kodhima dhe Sihanë Jakupi, shkruan KultPlus.

Dirigjenti i mbrëmjes dhe udhëheqësi artistik i Festivalit të Tunxhit në Kosovë, Betim Krasniqi tha se çdo vit i dhurojnë publikut një koncert të ngjashëm me orkestrën e tunxhit.

“Çdo vit nganjë koncert të njëjtë ,vitin e parë kemi qenë vetëm 12 instrumentistë, mandej komuniteti i tunxhit është zhvilluar, duke u shtuar. Vitin tjetër ishin përgjysmë më shumë kurse sonte ishin diku 26 dhe patëm dhe disa mysafirë nga Tirana dhe Maqedonia. Para dhjetë vitesh, çfarëdo instrumentisti të tunxhit, është dashur ta merrnin nga Maqedonia, Shqipëria apo edhe më larg kurse tashmë veç po plotësohet ky numër dhe kuadrot janë në zhvillim e sipër”, tregoi Krasniqi për KultPlus.

Ai tha se me pjesën e dytë të edicionit të tretë të këtij festivali, kanë pasur për qëllim që t’i mbledhin vetëm instrumentistët shqiptarë në mënyrë që edhe të diskutojmë për përvojat e ndryshme.

“Ideja ka qenë që të mbledhin instrumentistët shqiptarë të tunxhit nga të gjitha vendet shqiptare”, u shpreh Krasniqi për KultPlus. Ai tutje tha se mbrëmë filluar me një program standard, me fanfare, duke prekur dhe renesancën, muzikë spirituale, duke kaluar në latino dhe duke sjellë veprën “Libertango” të Piazzolas, i gjithë programi erdhi i përmbyllur me jazz-standard, veprën e Ellington“Carvan”, ku si solist u prezantua Rejhan Rexha.

Krasniqi tutje tha se komuniteti i tunxhit është në zhvillim e sipër, pasi që tani ka ardhur koha që përmes festivalit edhe të stimulojmë gjeneratën e re dhe të ju sjellim artistë ndërkombëtar që mund të përfitojnë nga përvoja e tyre, duke përfituar edhe nga prania e tyre dhe jo vetëm nga teoria, pra veprat dhe librat e tyre.

Festivali “Kosovo Brass”, fazën e parë e ka filluar në janar të këtij viti ku pjesëmarrës të festivalit ishin instrumentistë ndërkombëtar me renome botërore si OttoSauter dhe Daniel Crespo. Kosova Brass Festival vazhdon me fazën e dytë e cila përveç masterklasave, po sjellë edhe koncerte. Sonte do të sjell koncertin e radhën, i cili do të mbahet në Sallën e Filharmonisë së Kosovës, me fillim ne ora 19:00./ KultPlus.com

Të ngjajshme