Kosovarët në këtë qytet mund ta shohin koncertin e Sting

17 Dhjetor, 2018 - 3:00 pm

Ylli i njohur britanik muzikor Sting më 2 qershor të vitit të ardhshëm, do të mbajë koncert në rajon, shkruan KultPlus.

Ky do të jetë koncerti i dytë i këngëtarit me famë botërore në Shkup, pas performancës në “VIP Arena” në tetor të vitit kaluar, shkruan koha e përditshme.

Koncerti i ri është në kuadër turit “My Songs”, e cila në thelb paraqet zgjedhje të këngëve të tij më të famshme. Sting sipas paralajmërimeve të organizatorit, do të ofrojë “një show jo të zakonshëm dhe dinamik, duke u përqendruar në këngët e tij më të famshme nga era e “Polis” dhe nga solo karriera./KultPlus.com

Të ngjajshme