Krijuesi i violinave donte të imitonte zërin e njeriut

25 Prill, 2019 - 11:00 pm

Historianët e muzikës kanë dyshuar për një kohë të gjatë se shpikësit e violinës donin të imitonin zërin e njeriut dhe një studim tregon se si vepronin krijuesit e veglave të muzikës të shekullit XVI deri në shekullin XVIII në Itali.

Studiueesit e universitetit nacional të Tajvanit u kanë kërkuar violinistëve profesionistë që të luajnë 15 instrumente antike. Pastaj i regjistruan shkallët e luajtura me instrumente.

Kurse, më pas ata incizuan zërat e teta burrave dhe tetë grave, prej moshës 16 deri në 30 vjeç.

Të dhënat e mbledhur sollën përfundimin se violinat nga vitet 1570 dhe 1560 kanë imituar karakteristikat bazike dhe tonin të zërit të një burri, raportojnë mediat italiane.

“Kjo gjë ka rritur mundësinë që krijuesit e violinës nga ajo kohë e kanë dizajnuar atë në mënyrë që të imitojë zëra”, thuhet në raport.

Kurse, lloji Stradivari i violinës përngjan më shumë me zërin e gruas, siç janë tenorët dhe altotët, shtuan studiuesit.

Sipas studimeve, kjo gjë mund ta shpjegojë magjinë dhe bukurinë e violinave Stradivari, që janë shpikur nga italiani Antonio Stradivari, i cili ende konsiderohet si artisti më i madh dhe i rëndësishëm i kësaj fushe.

Të ngjajshme