Kujtim Prodani i kishte kushtuar këngë Covid-it, virusit që i mori jetën (VIDEO)

6 Janar, 2021 - 3:31 pm

Covid19 ka marrë një tjetër jetë nga radhët e artistëve! Kantautori Kujtim Prodani, fatkeqësisht nuk ia ka dalë të fitonte betejën me koronavirusin.

Ai prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por nuk ia doli ta mposhte COVID-in, ose siç ai vetë e quante flamë e keqe.

Ishte vetë ai që bëri me dije se ishte infektuar nga COVID, ku publikoi një foto nga spitali teksa shkruante “Sa miq e sa të afërm na more, o flamë e keqe! Klinika “Shefqet Ndroqi”.

Kujtim Prodani është këngëtar i njohur dhe autor i 57 teksteve këngësh. Në Nëntor 2003, Kujtim Prodani merr pjesë në Kënga Magjike 2003 dhe që prej atëherë aktiviteti i tij artistik nuk është ndalura për asnjë çast.

Ai është djalë i artistëve të mirënjohur Anita Take dhe Agim Prodani. Kujtojmë që ai i ka dedikuar një këngë COVID-in me titull ‘ju flet Corona’. / KultPlus.com

Të ngjajshme