‘Kur bie fyelli e çiftelia’ nga Irma Libohova

11 Prill, 2023 - 7:30 pm

Irma Libohova ëshë një ndër artistet më unike të kombit shqiptar. Ajo përmes lëvizjeve të pandalshme gjatë këndimit, paraqet shpirtin e saj uragan, të cilin edhe arrin që ta përcjellë te publiku.

Ajo ka lindur në Tiranë, më 14 prill të vitit 1959. Ndër vite ajo mori pjesë në shumë festivale të këngës së RTSh, nga ku edhe hyri në zemrat e publikut shqiptarë. Mes tyre veçojmë këngët si: “Nuk e harroj” (1987) fituese e Festivalit të 26 të Këngës në RTSH, “1001 ëndrra” (2000) fituese e Kënga Magjike, “Prapë tek ti do vij” (2004) fituese e Kënga Magjike etj.

Aktualisht ajo posedon mbi 40 vite karrierë me një repertor shumë të pasur, të cilat do të dëgjohen gjatë nga publiku shqiptar/KultPlus.com

KultPlus ju sjell tekstin dhe këngën ‘Kur bie fyelli e çiftelia’:

Kur bien fyelli, ciftelia,
natën deri von,
vet’ nga zemra k’ndon malsia,
krenaria jon’.

Ti, o fyell’ i barinjve, ×2
bukur po ting’llon
neper bjeshkat e malsive
qe lavdin ndriçon

Bjeri ciftelis’, or djal’
këng’e trimave t’ushtoj’
kur bien fyelli ciftelia
natën deri von’
vet’ nga zemra k’ndon malsia
krenaria jon’.×2

mushen malet me tarraca
shkalle shkalle qendis
do ti kthejme ne tok pjellore
shkrepat e malsise
prandaj kanga dhe jehona
maleve ushton
sot po gezohen zemrat tona
gzon malsia jone

bjeri ciftelis or djale
kenge trimave ushton
kur bien fyelli ciftelia
naten deri von
vet nga zemra knon malsia
knon malsia jone ×2

Të ngjajshme