Kur Esma Rexhepova këndonte shqip ‘Oda me tavan’ (VIDEO)

24 Maj, 2019 - 9:40 pm

Kënga “Oda me tavan” është këngë e vjetër shqiptare të cilën nëpër vite e kanë kënduar emra të ndryshëm.

Adnan Aliu dhe Emin Xhaferi kanë sjellë këtë këngë në stilin e tyre, njëjtë sikur edhe Kadri Ismajli në një version tjetër. Shkurte Fejza e Luan Hajra po ashtu nuk kanë përtuar ta sjellin këngën në mënyrat e tyre.

Ndërsa është interesant fakti se këngën e ka sjellë më herët edhe tanimë këngëtarja e ndjerë Esma Rexhepova. Në këtë incizim poshtë mund ta dëgjoni këngën të kënduar në gjuhën shqipe nga Diva e Muzikës Rome në Ballkan, Esma Rexhepova.

Teksti i këngës ndryshon varësisht prej këngëtarit, por ëmbëlsia me të cilën e ka sjellë këngën Esma Rexhepova na bën ta dëgjojmë këtë këngë përsëri. Esma ndërroi jetë në dhjetor të vitit 2016. / KultPlus.com 

Të ngjajshme