Kur shtrëngata mbulon qytetin tonë…

9 Dhjetor, 2018 - 3:45 pm

Beso në Diell.

Kur shtrëngata mbulon qytetin tonë
Mos u frikëso natën ti
Beso n’mua se unë besoj n’ty
Shiko rrufenë drejt në sy

Pas çdo shiu, dielli do të nxej
Unë dhe ti të lirë do t’shikojm lart
Dhe e dimë se nuk është, nuk është tmerr
Nuk është tmerr, por është shtrëngatë

Më beso se nuk je vetëm jo
Më beso të lutem ti
Më beso se do t’shkrij jetën
Dhe nuk do të jem larg nga ti

Beso në diell…

Kur shiu i ftohtë fytyrën ta mbulon
Vazhdo drejt ti, rrugë mos ndërro
Ngrite kokën dhe shiko lart
Se nuk është tmerr, por është shtrëngatë ./KultPlus.com

Të ngjajshme