Lady Gaga do të performojë në eventin “Oscar” me një kusht

15 Nëntor, 2018 - 6:20 pm

Ally (Lady Gaga) e Jackson Maine (Bradley Cooper) kanë kompozuar një prej këngëve më të bukura, “Shallow”, për filmin “A Star Is Born”.

Gaga tha për “Variety” se kënga do të nominohet për “Oscar” dhe se do ta këndojë me kënaqësi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Kjo mund të realizohet vërtet, pasi në përgjithësi pesë këngët e nominuara performohen gjatë eventit.

“Pa diskutim që po. Edhe Bradley do të ngjitet në skenë më mua”, -tha këngëtarja.

“Kemi biseduar vërtet, sepse në këtë drejtim jam një maniake. I kam dërguar shumë mesazhe për mënyrën se si do të performojmë. Mund të jetë një mënyrë e jashtëzakonshme për ta sjellë në skenë”.

Sipas “Variety”, nuk dihet se cila do të jetë mënyra “joortodokse”, por duke njohur “Mother Monster” do të jetë diçka që do të lërë pa frymë./KultPlus.com

Të ngjajshme