Legjenda e muzikës funk, Stevie Wonder, mbush 70 vjet

13 Maj, 2020 - 7:30 pm

Stevie Wonder është këngëtar i njohur, tekstshkrues dhe figurë e shquar e muzikës. Ai futet në mesin e muzicientëve më të suksesshëm në histori, shkruan KultPlus.

Stevie lindi më 13 maj të vitit 1950 dhe ishte i verbër që pas lindjes, por me një talent të rrallë ai do ta ndjek rrugën e muzikës, dhe ngadalë do t’i arrijë majat e famës.

Stevie Wonder do të bëhet pionier i zhanreve pop, r&b, funk, soul dhe rok. Po ashtu ai u bë një nga artistët me ndikimin më të madh.

Vitet ’70 për të konsiderohen si të arta. Wonder ka shitur mbi 100 milionë albume në mbarë botën dhe ka fituar 25 çmime “Grammy”. /KultPlus.com

Të ngjajshme