“Levitating” e Dua Lipës thyen rekordin, plot 35 javë në Top 10 këngët më të dëgjuara

8 Shtator, 2021 - 2:02 pm

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa vijon të shënojë suksese të njëpasnjëshme në botën e muzikës.

Kënga e saj “Levitating” ka thyer një rekord duke u bërë e para këngë që renditet në 10 këngët më të dëgjuara për 35 javë.

Sipas renditjes së Chart Data, kënga “Levitating” përfshihet në kategorinë e “Hot100” për artistet femra duke qëndruar në 10 vendet e para për një kohë të gjatë.

Vetë këngëtarja Dua Lipa ka ripostuar në llogarinë e saj në Instagram vlerësimin nga Chart Data duke falenderuar dhe fansat e saj për mbështetjen.

“E pabesueshme! Mirënjohëse që e kam bërë këtë këngë me disa nga njerëzit e mi të të preferuar në planet, Clearence Coffe Jr., Sara Hudson, The Coz, por kjo këngë do të ishte një asgjë pa ju djema (fansat) Ju dua, faleminderit! 35 javë në top 10 këngët më të dëgjuara”, ka shkruar Dua e entuziazmuar./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme