Londra ‘mbulohet’ me fotografinë e Rita Orës, sonte ajo udhëheqë MTV Europe Music Awards

12 Nëntor, 2017 - 11:16 am

Sonte mbahet ceremonia e MTV Europe Music Awards, shkruan KultPlus. Nikoqir i kësaj ceremonie do të jetë Londra ndërsa atë do ta udhëheqë këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora.

Në këtë ngjarje të madhe të muzikës do të marrin pjesë përpos Rita Orës edhe tre shqiptarë të tjerë.

Rita Ora, Dua Lipa, Ermal Meta dhe Shkëlzen Kastrati-Xen, janë shqiptarët që do të jenë pjesë e MTV EMA Awards.

Rita Ora përpos që është e udhëheqëse e kësaj ceremonie glamuzore që mbahet më 12 nëntor me fillim nga ora 20:00, ajo edhe është e nominuar në të njëjtën kategori me bashkëvendësen e saj Dua Lipa “Best Look”.

Ndërsa Dua Lipa, është e nominuar edhe në kategorinë “Best New Artist”./ KultPlus.com

Të ngjajshme