Lule Elezi me koncert recital u prezantua në Foajeun Evropian të Luksemburgut

14 Dhjetor, 2018 - 12:00 pm

Me një elegancë të theksuar e me një përzgjedhje të hollë të programit të koncertit recital, Lule Elezi është prezantuar para audiencës së Luksemburgut, pikërisht në Foajeun Evropian të Luksemburgut, shkruan KultPlus.

Me vepra të Beethoven, Chopin, sikurse edhe të Rauf Dhomit e Kreshnik Alickaj, Elezi ka magjepsur audiencën e atjshme, ku nikoqirët e kanë vlerësuar të jetë një privilegj për të pasë të pranishmë pianisten kosovare.

Kurse vet Lule Elezi ka thënë për KultPlus se ndihet të jetë e lumtur për këtë koncert recital që ishte pjesë e vitit kalendarik të vitit 2018 të koncerteve në Foajeun Evropian në Luksemburg.

“ Ishte një publik i mrekullueshëm dhe shumë i përzgjedhur. Ishin duartrokitjet e gjata të publikut ku më bën të rikthehem sërish dhe të luaj vepra shtesë”, ka thënë Elezi mbi këtë koncert.

Mirëpo, jo vetëm me këtë koncert është mbyllë paraqitja e Lule Elezit në Luksemburg. Kompozitorja nga Luksemburgu, Albena Petrovic-Vratchanksa është magjespur nga performanca e pianistes Elezi, sa që është inspiruar që të kompozojë një vepër me dedikim për Lule Elezin. “Ajo do të kompozojë një pjesë për mua për piano, dhe krejt ky inspirim ka ardhë pasi që më ka dëgjuar mua”, ka thënë Elezi./KultPlus.com/KultPlus.com

Të ngjajshme