Madonna arrin në Izrael, është gati për performancën e zjarrtë në “Eurovision 2019”

15 Maj, 2019 - 12:30 pm

Ka kohë që po përflitet për performancën madhështore të këngëtares Madonna, në edicionin e sivjetmë të “Eurovision 2019”.

U raportua se paraqitja e saj po rrezikohet për shkak se artistja ende s’e ka nënshkruar kontratën e saj me festivalin, megjithatë duket se ajo do të ngjitet në skenën e madhe.

Këngëtarja 60-vjeçare ka arritur në Izrael mbrëmjen e së martës, raportojnë mediat izraelite.

Madonna arriti në aeroportin e Ben Gurionit me një aeroplan privat, teksa mbante një kapele në kokë, duke mos lejuar paparacët të shohin fytyrën e saj.


Videoja në fjalë sjell momentin e aterimit të këngëtares, e cila do të performojë në natën finale në “Eurovision 2019”, të shtunën më 15 maj.

Përndryshe, në radhë është nata e dytë gjysmëfinale e cila mbahet të enjte, dhe në të cilën do të konkurrojë edhe Shqipëria me shpresën për tu kualifikuar në finalen e madhe. / KultPlus.com

Të ngjajshme